Ronaldo i përgjigjet në mënyrë epike Iscos
Isco ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos dje duke shpjeguar se klubi nuk po ”qanë” pas largimit të tij.
Dhe pas kësaj, sulmuesi portugez iu përgjigjë mjaft mirë mesfushorit të Real Madridit.
Ronaldo u pajtua me Iscon kur tha se nuk klubi nuk ka nevojë të ”qajë” për diçka që tani është e kaluar.
Të dy lojtarët kanë folur në konferencat për shtyp para ndeshjeve para përballjeve të sontme.

”Real Madridi nuk mund të qajë për dikë që nuk dëshiron të jetë këtu”, tha Isco duke e diskutuar largimin e sulmuesit drejt Juventusit.
Duke folur për gazetarët në ”Old Trafford”, Ronaldo kishte një përgjigjje të thjeshtë.
”Shumë mirë, shumë mirë”, tha ai.
”Ju nuk mund të qani”. /Periskopi/



