Ronaldo i përgjigjet publikut pas akuzave të shumta
Cristiano Ronaldo ka reaguar sërish pas akuzave të panumërta që po i drejtohen atij.
Ylli portugez vazhdon të jetë në qendrën të vëmendjes për shkak se po akuzohet për përdhunimin e disa vajzave, transmeton Periskopi.
Ende nuk ka ndonjë akuzë në polici për të por vetëm deklarata që po qarkullojnë nëpër media. Vet 33-vjeçari i ka hedhur poshtë këto akuza, pasi e konsideron përdhunimin si krim të neveritshëm.
Ai ka publikuar një foto në Facebook bashkë me të dashurën Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij, duke shkruajtur: ”Dashuritë e mija”.
Kjo foto aludon më shumë për ata që po e kritikojnë pesë herë futbollistin më të mirë në botë./Periskopi/



