Ronaldo ia plas të qeshurës derisa provon një ushqim tradicional rus (Video)

Ronaldo ia plas të qeshurës derisa provon një ushqim tradicional rus (Video)

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është argëtuar mjaft shumë me mikëpritjen që i është bërë, pasi skuadra e tij ka mbërritur në Rusi për Kampionatin e Botës 2018, shkruan Periskopi.

Derisa ekipi u rreshtua për të bërë një foto në grup, një vajzë me veshje tradicionale ruse iu afrua lojtarit më të mirë të botës aktualisht, duke i shërbyer bukë e kripë me disa tabaka të rrumbullakët, si shenj mikëpritjeje zakonore.

E kur iu afrua buka, Ronaldo me vështirësi shkëputi një pjesë nga ajo, dhe pastaj e zhyti në krypë, duke hezituar që të provonte.

Pasi e provoi nuk hezitoi që të ia plaste të qeshurave së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Por pas kafshatës së parë, Ronaldo u ambientua me shijen, dhe më pas vazhdoi ta hante të gjithë pjesën që e kishte në dorë, duke repsektuar kështu njërën prej traditave të vjetra të mikrëpritjes ruse.

Buka e rrumbullakët e pjekur njihet në gjuhën ruse i ‘Karavai’, ajo mbulohet me një peshqir të qësndisur dhe shërbehet me kripë, dhe shërbehet nga vajza të veshura me veshje tradicionale ruse të njohura si ‘sarafan’ dhe me një ‘kokoshnik’ në kokë./Periskopi/

Shpërndaje në: