Ronaldo ka një kërkesë të veçantë për tifozët e Real Madrid

Ronaldo ka një kërkesë të veçantë për tifozët e Real Madrid

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në një intervistë të gjatë pas arritjes historike ku u bë lojtari i parë me 100 gola në garat evropiane, e pranoi se do të jetë shumë vështirë ndeshja kthyese me Bayern Munichun.

32 vjeçari kërkon përkrahjen e tifozëve të martën në “Santiago Bernabeu”.

“Kemi një avantazh të mirë dhe shpresoj se tifozët do të jenë atë ditë me ne për të na ndihmuar sepse do të jetë një betejë e madhe, asgjë nuk ka përfunduar. Shpresoj se Reali do të fitojë dhe do të kualifikohemi në gjysmëfinale”, deklaroi portugezi.

Shpërndaje në: