Ronaldo të largohet nga Reali, zbulohet klubi i ri potencial (Foto)

Ronaldo të largohet nga Reali, zbulohet klubi i ri potencial (Foto)

Agjenti Jorge Mendes i ka thënë Real Madridit se klienti i tij, Cristiano Ronaldo ka oferta nga klubet e Premier Ligës, sipas Cope.

Sulmuesi portugez është hedhur në tregun e transferimeve shkaku i akuzave për evazion fiskal ndaj tij  nga autoritetet spanjolle, transmeton Periskopi.

Cristiano Ronaldo Jorge Mendes Book Launch

Ai akuzohet se nuk ka paguar 14.7 milionë euro në taksa, gjatë viteve 2011 – 2014.

Pak klube kanë paratë për të siguruar shërbimet e portugezit, i cili ka vlerë prej 1 miliard euro, por sigurisht se shitja e tij do të realizohej për një shumë më të vogël se aq.

Besohet se Manchester Unitedi është një nga klubet e para që ka pyetur për situatën e portugezit./Periskopi

Shpërndaje në: