Ronaldo kishte praktikuar gjuajtjet me ‘gërshërë’ një ditë para ndeshjes me Juventusin
Cristiano Ronaldo shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur ndaj Juventusit
Real Madrid e mposhti Juventusin në Itali me rezultat 3:0, por ajo që do të mbahet gjatë mend nga ky takim është goli i Ronaldos, transmeton Periskopi.
Ylli portugez shënoi golin e karrierës ndaj Juves, pasi një goditje me ‘gërshër’ e la si spektator Buffonin.
Ronaldo një ditë para ndeshjes me Juventusin kishte praktikuar goditjet me ‘gërshërë’ ndërsa golin e realizoi të nesërmen në ‘Allianz Stadium’. /Periskopi/



