Ronaldo kujton babanë e ndjerë: Nuk ishte babai që e ëndërroja (Foto)
Ditë më parë, portugezi publikoi një fotografi së bashku me fëmijët e tij për ta kujtuar babanë e ndjerë, i cili ndërroi jetë në vitin 2005.
Ai ka pozuar krahas Cristiano Jr. Dhe binjakëve Eva dhe Mateo, të cilët kaun lindur përmes një nëne surrogate.
Babai i Ronaldos ndërroi jetë më 7 shtator të vitit 2005 si pasojë e vartësisë nga alkooli. Ai ishte 52 vjeç.
“Babai im ishte i varur nga alkooli. Ai nuk ka qenë babai që e kisha ëndërruar”.
“E kam dashur, padyshim, por asnjëherë nuk e kemi bërë një bisedë si duhet”, kishte thënë futbollisti.
Kujtojmë që Ronaldo është në pritje të fëmijës së katërt që do të jetë fëmija i tij i parë me të dashurën Georgina Rodriguez. /Telegrafi/



