Ronaldo me një gjest fantastik, dhuron gjak dhe fton të gjithë që ta ndjekin shembullin e tij (Foto)

Ronaldo me një gjest fantastik, dhuron gjak dhe fton të gjithë që ta ndjekin shembullin e tij (Foto)

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet pas një sezoni të suksesshëm me Real Madridin.

Portugezi ka fituar titullin e Champions League dhe tani ka në dispozicion disa ditë të lira para fillimit të kampionatit botëror “Rusia 2018”.

Por, përveç jetës prej sportisti, ai ka edhe një jetë private, si dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme humanitare.

Së fundi ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, teksa bënë thirrje për të dhuruar gjak.

“A po dhuroni rregullisht gjak dhe plazma? Mendoni se kush mund të jetë pranë jush herën tjetër, që ju dhuroni. Bëhu i pari. Shpëto jetë! Regjistrohu për të dhuruar tani në bethe1donor.com”, ka shkruar ndër të tjera CR7 në rrjetet sociale.

Kujtojmë se 33-vjeçari në shumë raste ka ndihmuar njerëzit në nevojë, sidomos fëmijët palestinezë.

Po ashtu Ronaldo do të jetë prezent në botërorin rus së bashku me kombëtaren portugeze.

Shpërndaje në: