Ronaldo merr avokat atë që i shpëtoi të famshmit, Tyson, O’Neal, Agasi, Di Caprio
Cristiano Ronaldo e ka angazhuar si avokat mbrojtës në akuzat për dhunimin e një femre, avokatin amerikan, David Chesnof.
Kjo nuk është hera e parë që avokati është në qendër të vëmendjes.
Chesnof ka qenë avokat mbrojtës edhe i legjendës së boksir Mike Tyson, atij të basketbollit Shaquille O’Neal e Andre Agasi.

Poashtu, i njëjti ka mbrojtur edhe njerëz të famshëm të fushave të ndryshme përveç sportit si, Leonardo DiCaprio, Bruno Mars, Jamie Foxx, Paris Hilton dhe anëtarët e familjes së Michael Jackson.

Firma ligjore Chesnoff & Schonfeld ka zyrën e saj të regjistruar në Las Vegas dhe është një nga më të njohurat në SHBA.
Chesnoff do të jetë gjithashtu gati të kërkojë një kompensim të konsiderueshëm për dëmin e imazhit që po kalon 33-vjeçari./Periskopi/



