Ronaldo më i miri në histori

Ronaldo më i miri në histori

“Galaktikët” do të luajnë të enjten sfidën e tyre gjysmëfinale kundër meksikanëve të Club America në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve.

“E di që meksikanët thonë se nuk mjafton emri për të fituar. Jam dakord me ta dhe e di që duhet të luftojmë për të arritur finalen, këtë e dimë si unë dhe lojtarët e mi. Për mua shanset për të avancuar janë 50 me 50”.

Ronaldo fitoi “Topin e Artë” për herë të katërt në karrierë, dhe kjo sipas Zidane e bën atë lojtarin më të mirë në historinë e Realit.

“Ronaldo ka stimuj të jashtëzakonshëm, por ai dëshiron të fitojë dhe miqësoret, madje edhe ato në stërvitje me shokët e skuadrës. Nëse është ai më i miri në historinë e Realit? Askush nuk mund të fitojë ato që ka fituar ai, besoj se nuk është e ekzagjeruar të thuhet se është lojtari më i mirë në historinë e Realit. Ka fituar 4 Topa të Artë por mund të fitojë edhe të tjerë”.

Shpërndaje në: