Ronaldo ndërron komplet mendjen sa i përket largimit
Sipas raporteve të fundit Cristiano Ronaldo është duke rimenduar punën e largimit nga Real Madridi, pasi është impresionuar me atë që ka thënë Florentino Perez, raporton AS.
Ronaldo po konsideronte largimin nga Bernabeu, pasi u akuzua për evazion fiskal, transmeton Periskopi.
32 vjeçari, i cili për momentin është në Kupën e Konfederatave, është bindur nga komentet e presidentit dhe tani po konsideron të ndërrojë mendje e të qëndrojë në Madrid. /Periskopi



