Ronaldo ndjehet i ri: Zakonisht lojtarët e moshës sime shkojnë në Katar dhe Kinë
Cristiano Ronaldo ka thënë se ai është “mirënjohës për mundësinë” që i ka dhënë Juventusi, ndërsa lojtarët e moshës së tij, sipas yllit portugez “zakonisht po shkojnë drejt Katarit dhe Kinës”.
Sulmuesi portugez si 33-vjeçar i është bashkuar kampionëve të Italisë për 99, 2 milionë funta pas nëntë viteve qëndrimi në Real Madrid, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

“Ardhja në këtë klub në këtë fazë të karrierës, më bënë shumë të lumtur”, tha ai gjatë prezantimit në Torino.
Ronaldo gjithashtu tha se ai shpreson t’i ndihmojë ekipit italian në fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve.
Ai shtoi se nuk ka pranuar oferta nga klubet e tjera.
“Jam shumë mirë – fizikisht, mentalisht dhe emocionalisht”, tha ai. “Kjo është pse arsyeja pse jam krenar për të qenë këtu dhe mënyra se si kam ardhur këtu”.
“Jam shumë i ndryshëm nga të gjithë lojtarët e tjerë të cilët mendojnë se karriera e tyre merr fund në moshën time, por dëshiroj ta dëshmoj se jam ndryshe nga ata. Është shumë emocionuese për mua në këtë klub tani, sepse nuk jam 23-vjeçar por jam një 33-vjeçar”./Periskopi/



