Ronaldo në pritje të fëmijës me të dashurën e re? (Foto)

Ronaldo në pritje të fëmijës me të dashurën e re? (Foto)

Futbollisti i njohur i ekipit Real Madrid pas ndarjes nga Irina Shayk ka filluar lidhjen me Georgina Rodriguez.

Edhe pse nuk shfaqet  shpeshherë me të në publik, Ronaldo ka publikuar për herë të parë një foto bashkë me të dashurën e tij, shkruan lajmi.net.

Fotoja e cila ka arritur afër 5 milionë klikime kishte shumë komente nga ana e ndjekësve të tij.

Të shumta ishin komentet që tregonin se kjo foto kishte ngjallë dyshim se Georgina është shtatzënë, madje disa edhe e uronin atë.

Barku pak i fryrë i të dashurës së Ronaldos si dhe duart e të dyve sipër barkut të saj, bënë të gjithë të dyshojnë se ajo është shtatzënë.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo deri tani ka vetëm një fëmijë dhe nëse po pret edhe një tjetër mbetet të shihet në vazhdim.

Shpërndaje në: