‘Ronaldo nuk është egoist’
Sulmuesi francez Karim Benzema ka folur për bashkëlojtarin e tij portguez Cristiano Ronaldo.
Ronaldo qysh nga koha e tij në United është gjykuar si një lojtar egoist dhe poashtu edhe në Real Madrid, pasi për të janë shumë të rëndësishme paraqitjtet individuale.
Por, Benzema nuk mendon kështu i cili ka thënë se Ronaldo nuk është një futbollist egoist.
“Nuk kam fjalë, kur dëgjoj emrin e tij, kam vetëm gjeste admirimi”, ka thënë fillimisht Ronaldo për AS.
“Ai është një person i jashtëzakonshëm. Ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin në fushë”.
“Ai dëshiron të ketë topin, por është shumë e vështirë për të marrë atë kur shkon me të”.
“Nuk është egoist në fushë, por nëse ka topin ai gjithmonë dëshiron të shkojë për gol dhe papritmas ai do të më vendosë në pozitë për të shënuar”, ka përfunduar sulmuesi francez. /Periskopi/



