Ronaldo nuk është penduar fare: Nuk flas shumë, por kur flas, flas!
Cristiano Ronaldo duket se do t’i ndajë rrugët me Real Madridin këtë verë
Real Madrid fitoi për të 13-tën herë Ligën e Kampionëve pasi në finale të Kievit e mposhti Liverpoolin me rezultat 3:1, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes ylli portugez ka dhënë një deklaratë duke përdorur kohën e kryer ‘ishte shumë mirë që isha pjesë e Real Madridit’.
Sot Ronaldo ka dhënë një sqarim të ri dhe më të gjatë rreth të ardhmes së tij.
“Unë kam fituar pesë herë Ligën e Kampionëve dhe pesë herë Topin e Artë. Unë tashmë kam bërë histori,” ka thënë Ronaldo.

“Unë nuk jam i zhgënjyer sepse e di se çfarë i kam dhënë klubit. Nuk dua që t’ia prishë këtë moment unik kolegëve të mi.
“Unë nuk mund të ju garantoj asgjë. Në ditën e ardhshme do të flas. Nuk është problemi te paratë.
Perez flitet të jetë shkaktari kryesor i largimit të mundshëm, por Ronaldo thotë të kundërtën.
“Unë nuk kam probleme me të (Perezin). Unë foli me të dhe e përshëndes si një profesionist që jam.
“Unë nuk flas shumë, por kur flas, flas!
“Sigurisht që kam diçka për të thënë, por nuk ishte koha e duhur, edhe pse nuk më vjen keq, sepse isha e sinqertë,”. /Periskopi/



