Ronaldo nuk i flet më motrës së tij, arsyeja është shokuese
Mediat spanjolle i kanë kushtuar shumë rëndësi konfliktit të Cristiano Ronaldos me motrën e tij, Katia Aveiro.
Sipas ” TV 7 Dias”, Cristiano nuk flet më me të motrën, pasi ajo kreu marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj Claudio Coelho, në krevatin e Cristiano Ronaldos.
Ka qenë Claudio Coelho, ai që ka thënë në një televizion portugez , se ka kryer marrëdhënie seksuale me Katian, në dhomën e gjumit të Ronaldos, në një nga shtëpitë e futbollistit në Porto.
Sipas ” TV 7 Dias”, Ronaldo e ka ndjekur deklaratën e Coelhos nga televizori dhe për këtë shkak prej disa ditësh nuk flet më me të motrën e tij.



