Ronaldo nuk ia zgjatë dorën presidentit të Real Madridit

Ronaldo nuk ia zgjatë dorën presidentit të Real Madridit

Cristiano Ronaldo mori gjithë vëmendjen e triumfit të 3-të rradhazi të Realit në Ligën e Kampionëve.

Ai deklaroi se do të largohej nga Madridi. Të gjithë kanë komentuar këtë deklaratë dhe Ramos e ka kritikuar portugezin.

Megjithatë duket se ka të vërteta.

Përveç lajmit që qarkullon në Spanjë se PSG ka gati ofertën prej 45 milionë eurosh në vit për Ronaldon, një tjetër video ka turbulluar ambientin.

Në video shfaqet Ronaldo i cili nuk i shtrëngon dorën presidentit të madrilenëve. Ai e injoron atë me një vështrim që tregon shumë.

Shpërndaje në: