Ronaldo nuk luan ndaj Bolognas? Ja çfarë thotë Allegri

Ronaldo nuk luan ndaj Bolognas? Ja çfarë thotë Allegri

Cristiano Ronaldo nuk do pushojë dhe është i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Bolognas, ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri.

Mediat spekuluan se portugezi nuk është në gjendje të mirë fizike dhe do pushohej përpara ndeshjes së fundjavës, ku Bardhezinjët luajnë derbin ndaj Napolit.

”Cristiano do luajë. Ai është në gjendje të mirë fizike dhe do luajë gjitha minutat në dy ndeshjet e ardhshme, pasi në Ligën e Kampionëve është i skualifikuar”.

”Ne nuk mund ta marrim ndeshjen ndaj Bolognas si të lehtë. Trajneri i tyre, Filippo Inzaghi është i shkëlqyeshëm në taktika dhe këtë e provoi duke e mposhtur Romën në fundjavë”, deklaroi Allegri./Periskopi/

Shpërndaje në: