Ronaldo nuk ndalet, pas ‘Topit të Artë’ fiton edhe një çmim

Ronaldo nuk ndalet, pas ‘Topit të Artë’ fiton edhe një çmim

Por Ronaldo nuk është vetëm një futbollist i madh, pasi fitoi çmimin në “Globbe Soccer” për herë të tretë në karrierën e tij, Ronaldo e përdori deklaratën e tij nëpërmjet një videomesazhi në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe personalitete si Gianni Infantino, Diego Armando Maradona, Presidenti i Realit, Florentino Perez, apo dhe agjenti i tij Jorge Mendez, për të evidentuar situatën e fëmijëve që vuajnë në Siri.

“Për mua do të thotë shumë të marr këtë cmim. Ne thjesht harrojmë njerëzit që vuajnë. Dhashë një mesazh pak ditë më parë për fëmijët e Sirisë, pasi ata po vuajnë shumë, dhe për mua janë ata heronjtë e vërtetë. Është dicka e mrekullueshme të lidhesh me këta fëmijë, pasi ata më shikojnë mua si një shembull dhe unë i shikoj ata si një shembull për mua.

Kjo më ka dhënë mua motivimin të bëhem një njeri më i mirë, një baba më i mirë duke kuptuar që ne lojtarët duhet të krijojmë një botë më të mirë. Ne jemi të famshëm, kemi pushtet dhe mund të ndryshojmë dicka në këtë Botë.

Për mua është një kënaqësi e madhe të jem i lidhur me dicka të tillë, ndaj dhe për mua do të thotë shumë të marr këtë cmim, ashtu si dhe Topin e Artë, ndaj jam vërtetë i lumtur”.

Shpërndaje në: