Ronaldo: Nuk po i kuptoj protestat e Juventusit, ishte penallti (Video)
Real Madrid kaloi në gjysmëfinale të Champions League pasi Ronaldo në minutën e 98-të shënoi nga penalltia
Lucas Vasquez nxori një penallti të dyshimtë në fund të ndeshjes, por për Ronaldon ishte penallti, shkruan Periskopi.
“Nuk po i kuptoj pse po protestojnë,” u ka thënë Ronaldo reporterëve pas ndeshjes.
“Lucas u pengua nga prapa, nëse nuk do të ishte penallti do të ishte gol.
Portugezi gjithashtu foli edhe për emocionet që kishte gjatë gjuajtjes së penalltisë.
“Pulsi u rrit, por u qetësova, pasi e dija që do të ishte penallti vendimtare,”. /Periskopi/



