Ronaldo origjinal: Kujdes Salah, trajneri yt ma shkatërroi karrierën!
Luiz Nazaro de Lima Ronaldo ka zbuluar se Hector Cuper ishte fajtori kryesor pse karriera e tij tek Interi përfundoi në mënyrë të keqe
Hector Cuper është aktualisht trajner i Egjiptit, ndërsa gjatë viteve 2001-03 kishte drejtuar Interin, shkruan Periskopi.
Egjipiti sot humbi nga Uruguai me rezultat 1:0, ndërsa Hector Cuper nuk e aktivizoi fare Salahun.

Ronaldo nuk kishte kaluar mirë me Cuperin, madje ekziston edhe një video e famshme ku shihet braziliani duke qarë në bankën rezervë shkaku i tij.
“Karriera ime tek Interi përfundoi në mënyrë të keqe shkaku i tij[Cuperit],” ka thënë Ronaldo.
“Ai vazhdoi të menaxhonte skuadrën, ndoshta ai kishte agjentin më të mirë në botë. Unë isha rikthyer nga lëndimi dhe dëshiroja të luaja, por marrëdhëniet tona nuk ishin të mira.
“Unë shkova te Moratti dhe i thashë që të zgjedh ndërmjet meje dhe atij. Në fund unë shkova te një skuadër e mrekullueshme si Real Madridi, por unë mund të them se Cuper ishte trajneri më i keq që kam pasur në karrierën time,” përfundoi Fenomeni. /Periskopi/



