Ronaldo për Neymar: 50 lojtarë flitet që do t’i bashkohen Realit, në fund nuk vjen asnjë
Cristiano Ronaldo ka komentuar për çështjen e Neymar
Ylli brazilian është emri më i përfolur i muajve të fundit pasi mediat spekulojnë se ai dëshiron kalimin te Real Madrid, transmeton Periskopi.
“Në Madrid vazhdimisht flitet për transferime,” ka thënë Ronaldo.
“Kam qenë këtu për tetë vite dhe vazhdimisht flitet për 50 lojtarë që do të vijnë dhe në fund askush nuk vjen.
“Në shtator shumë lojtarë pritet që të vijnë dhe në fund ata që arrijnë finalet janë të njejtit,”. /Periskopi/



