Ronaldo s’është normal, mban në dorë orën që kushton 2 milionë euro

Ronaldo s’është normal, mban në dorë orën që kushton 2 milionë euro

Cristiano Ronaldo doli përpara mediave ditën e hënë, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Manchester United-Juventus.

Futbollisti i Juventusit u paraqit me një orë me diamantë që tërhoqi vëmendjen e gazetarëve.

Ora e markës Jacob & Co, e gamës Caviar Torubillon ka plot 424 diamantë të bardhë dhe të kuq, të shpërndarë në të gjithë strukturën e saj.

Supozohet se kjo orë kushton rreth 2 milionë euro.

Shpërndaje në: