Ronaldo shkruan historinë në Champions League (Video)

Ronaldo shkruan historinë në Champions League (Video)

Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori të Champions League që shënon në 10 ndeshje radhazi

Ylli portugez ka shënuar golin e epërsisë për Realin në ndeshjen kundër Juventusit, shkruan Periskopi.

Në minutën e tretë Ronaldo shënoi një gol të bukur pas asisitimit të Marcelos, ndërsa ky gol shkroi histori në garën me prestigjioze evropiane për klube.

Ronaldo tani ka shënuar në dhjetë ndeshje radhazi në Champions League.

Në total ai këtë edicion ka shënuar 13 gola dhe i prinë listës së golashënuesëve në këtë kompeticion. /Periskopi/

Shpërndaje në: