Ronaldo tallet me tifozin e Realit, pasi ky i fundit i kërkoi fanellën (VIDEO)

Ronaldo tallet me tifozin e Realit, pasi ky i fundit i kërkoi fanellën (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka gjetur kohë të tallej me një tifoz të ish-skuadrës së tij, Real Madrid, duke e pyetur nëse kishte fanellë të Juventusit, skuadrës ku ai luan tani, pasi ai i kishte kërkuar një autograf mbi fanellën e Realit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë Ronaldo e vendosi nënshkrimin e tij mbi fanellën të cilën e kishte bartur dikur, megjithatë, ai nënvizoi se tani i qëndron besnik skuadrës së tij të re, Juventusit.

Ronaldo është grumbulluar me Kombëtaren e Portugalisë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në videon në vazhdim, tifozi i kërkon Ronaldos autograf në fanellën e Real Madridit, portugezi e pyet në gjuhën amtare nëse ai e ka fanellën e tij në Juventus.

Shpërndaje në: