Ronaldo të largohet nga Reali për 200 milionë?

Ronaldo të largohet nga Reali për 200 milionë?

Cristiano Ronaldo mund të jetë fokus i një oferte prej 200 milionë eurove nga një klubi i Superligës Kineze, sipas një raporti të AS.

Portugezi edhe më herët ka qenë shënjestër e disa klubeve të pasura nga Kina, por ai ka refuzuar ato duke iu përkushtuar Real Madridit, transmeton Periskopi.

Tani edhe pse ka kontratë me klubin nga kryeqyteti spanjoll deri më 2021, Ronaldo thuhet se ka një ofertë me vlerë prej 120 milionë eurove në vit. /Periskopi

Shpërndaje në: