Ronaldo thumbon Realin: Atje mendonin se janë më të mirët, te Juventusi është ndryshe

Ronaldo thumbon Realin: Atje mendonin se janë më të mirët, te Juventusi është ndryshe

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka thumbuar ish-ekipin e tij Real Madridin.

Ai në një deklaratë për La Gazzetta dello Sport tha se në ekipet tjera, duke aluduar te Reali, të gjithë mendojnë se janë më të mirët, kurse te Juve kjo ndryshon, transmeton Periskopi.

Image result for ronaldo real madrid

”Në Juventus vërtetë ndihemi si një ekip për dallim nga ekipet e tjera ku disa lojtarë mendojnë se janë më të mirë se tjerët”.

”Këtu të gjithë janë të thjeshtë, nëse Dybala ose Mandzukic nuk shënojnë i sheh ata përsëri të lumtur. Kjo është një gjë e bukur”, potencoi portugezi.

33-vjeçari u transferua te gjigantët italian këtë verë, pasi kaloi afro një dekade tek kampioni i trembëdhjetëfishtë i Ligës së Kampionëve. /Periskopi

Shpërndaje në: