Ronaldo thumbon tifozët e Realit, i mungon Man Unitedi (Foto)
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i ngopur me fishkëllimat e tifozëve të Realit, gjë që nuk i ndodhte kurrë tek Man United.
“Nuk më pëlqen dhe nuk është normale që ata të fishkëllojnë në stadiumin e tyre. Thjesht nuk më pëlqen”, tha 32 vjeçari për gazetën La Sexta.
“Kam kaluar shumë vite tek Manchester Unitedi dhe kjo asnjëherë nuk ka ndodhur. Ndoshta në Angli është mentaliteti ndryshe”, vazhdoi Ronaldo.
Sidoqoftë portugezi është i lumtur tek skuadra nga Madridi dhe nuk e ka ndërmend të largohet.
“Jam shumë i lumtur në Spanjë, por sigurisht se më mungon edhe Anglia, pasi kam shumë kujtime të mira atje”, përfundoi portugezi. /Periskopi/



