Ronaldo i tregon Zidanes pozitën që nuk dëshiron të luajë (Foto)
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka treguar për pozitën që nuk dëshiron të luajë në fushë, para ‘El Clasicos’.
“Mund të ju siguroj se kurrë nuk do të luaj si sulmues qendre. Është e vërtet se nuk jam lojtar i njëjtë si 10 vite më parë kur fillova të luaj te Sporting Lisbona, as edhe kur luaja te Manchester United ku më shumë bëja për skuadrën”, tha fillimisht Ronaldo.
“Më pas fillova të kuptoj futbollin ndryshe dhe thash me vete që duhet të luaj më afër golit ku kam më shumë mundësi të shënoj. Ndoshta mund të dukem se po luaj “9”sh, por kurrë nuk do të luajë në këtë pozicion”, shtoi portugezi.




