Ronaldo zyrtarisht prezentohet si lojtar i Juventusit
Cristiano Ronaldo gjatë një konference të paralajmëruar është zyrtarizuar në ekipin italian Juventus.
Ronaldo është transferuar për 105 milionë euro.
Ai gjatë kësaj konference ka thënë: “Juventus është një nga ekipet më të mira në botë. Ishte një vendim i menduar qe një kohë të gjatë nga unë.
Një vendim i lehtë për madhësinë e klubit e vendim shumë i rëndësishëm për karrierën time”.
“Unë jam një person të cilit i pëlqen që të mendoj për të ardhmen. Unë ende jam shumë i ri e gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat, që nga Sportingu te Manchester e tani te Juventus.
Është një sfidë, e unë jam shumë i përgatitur” ka shtuar ai.



