Ronaldos i vjen një ofertë e çmendur nga PSG
Raportohet se Paris Saint Germain ka ofruar 265 milionë funte për ta marrë Cristiano Ronaldon nga Real Madridi.
Derisa 33 vjeçari e ka nisur shumë mirë Kampionatin Botëror për Portugalinë në Rusi, spekulimet për transferrin e mundshëm të tij nuk po ndalen.
Sipas Mundo Deportive, kampionët franvezë po përgatiten që ta paguajnë transferrin e Ronaldos me këtë shumë.
Real Madrid në anën tjetër, nuk duket i përgatitur të flasë për ndonjë kontratë të re për Ronaldon. /Periskopi/



