Ronela Hajati: Ju lutem mos i vidhni ndihmat, mesa po kuptoj strehimet e ofruara nuk po shkojnë ku duhet

Ronela Hajati: Ju lutem mos i vidhni ndihmat, mesa po kuptoj strehimet e ofruara nuk po shkojnë ku duhet

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është vënë në ndihmë të personave të prekur nga tërmetet që prekën Shqipërinë.

Gjatë ditës së mërkurë, ajo ka bërë vazhdimisht thirrje përmes rrjeteve sociale, për të ndihmuar nevojtarët që janë prekur nga tragjedia e fundit.

Ndërkohë, në një shkrim të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Ronela Hajati ka bërë thirrje që të mos keq shfrytëzohen fondet e mbledhura për ndihmë ndaj banorëve të Thumanës dhe Durrësit.

Këngëtarja gjithashtu shkruan se ka informacion që disa nga gjërat e mbledhura nuk po shkojnë në vende si duhet, ndaj iu bën thirrje qeverisë por edhe personave të caktuar që të mos e shfrytëzojnë këtë rast për të përfituar.

“Jemi bashkuar kaq shume kete rradhe per kete fatkqesi,por organizimi eshte i tmerrshem! Nuk ka nje ekran te shfaqen numra te familjeve qe duan te strehojne, transporti teper i rralle per familjet qe duan te levizin! Mbase tingellon ashper por ndihmat jane te shumta sa mund te ushqehet nje Shqiperi e tere! Ku po shkojne gjithe keto? Afroheshin njerez te paprekur duke vjedhur batanije e ushqim e nderkohe ka gjithe ata te tjere qe nuk iu ka arritur asgje! Kane ndohur ne bote katastrofa gjigande natyrore e veprimet dhe ndihma e shpejte kane qene absolute!Ju lutem me dore ne zemer te organizohen veprimet e mos shperdoroni”, ka shkruar Hajati në Instagram.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot ka pritur një delegacion nga Bashkimi…

Lajm i mirë: Ylli i Turqisë pritet të mungojë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Turqisë është kualifikuar për në finalen e ‘play-off’-it të Kupës së Botës 2026,…

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjyqtari i rastit ka vendosur të mbyllë për publikun shqyrtimin e sotëm gjyqësor për shkak…

Lajm i keq për Kosovën, Foda nuk mund të llogarisë në këtë mbrojtës kundër Turqisë

Kosova ka bërë mbrëmë histori duke u kualifikuar në finalen e play-offit për Botëror. Fitorja…

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se çdo transit përmes kësaj…

Kurti udhëton drejt Francës, ka drekë pune me Macronin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Francë, ka njoftuar Zyra…

Analiza e Monitor: Fundi i “komplotit rus” te Aeroporti i Vlorës

Revista ekonomike Monitor i ka kushtuar një analizë të zgjeruar konfliktit për Aeroportin e Vlorës…