Ronela Hajati publikon 2 këngë në të njëjtën kohë (Video)
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, ka kohë që ka paralajmëruar se dy projekte të reja muzikore do të publikohen gjatë muajit qershor.
Por ishte e papritur që sot, me datën 1 qershor, ajo do të publikojë 2 këngë në të njejtën kohë, të dyja në bashkëpunim me reperin Don Phenom.
Këngët e publikuara me reperin titullohen : ‘Dilema’ dhe tjetra ‘Cohu’.
Tekstet e këtyre dy projekteve muzikore janë shkruar nga vetë Ronela dhe Don Phenom.



