Ronela Hajatin e ironizojnë për kilet e tepërta, shpërthen këngëtarja: Jam një yll (Foto)

Ronela Hajatin e ironizojnë për kilet e tepërta, shpërthen këngëtarja: Jam një yll (Foto)

Një foto e publikuar nga këngëtarja Ronela Hajati është bërë shkas që ajo të debatojë me komentuesit në Instagram. 

Në disa komente ajo ironizohej sipas tyre për kilogramët e tepërt që ka marrë. Duket se Hajati nuk i ka duruar këto komente dhe për këtë arsye ka shpërthyer: “Më falni, e dini ju që ‘body shame’ është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo!”

“Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë, domethënë një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si mua! Pra, dhe njëherë jam yll!”,-përfundon këngëtarja. Vetëm pak ditë më parë pas një kohe të gjatë ajo pranoi lidhjen me këngëtarin Young Zerka.

 

Shpërndaje në: