Rooney befason me vendimin e tij

Rooney befason me vendimin e tij

Ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra të ndryshëm rreth të ardhmës së sulmuesit anglez, i cili ishte subjekt i skuadrave kineze.

Tianjin Quanjian dhe Guangzho ishin skuadrat që kishin bërë oferta zyrtare në drejtim të ‘djajëve të kuq’ për 31-vjeçarin, për të cilin kishin ofruar 30 milionë euro dhe pagë 1 milion euro në javë. Afati kalimtar i transferimeve në Kinë përfundon të marten.

Rooney kishte oferta nga klubet kineze

 

Rooney në këtë sezonë ka humbur pozitën e titullarit, nën urdhërat e Jose Mourinhos dhe besohet se kjo ishte arsyeja që anglezi kishte vendosur të shqyrtojë ofertat nga klubet kinze.

Por, sot ai ka dalur me një deklaratë ku ka sqaruar gjithqka.

“Pavarësisht interesimit të shfaqur nga klubet, për të cilat u jam mirënjohës, por unë dua që t’i jap fund spekulimeve dhe se unë do të qëndrojë në Manchester United”, deklaroi sulmuesi anglez.

Wayne Rooney vendosi të qëndrojë në Manchester United

 

“Shpresojë se do të përfshihem në skuadër dhe ta ndihmojë në luftën për katër trofet që është në garë, kjo është një kohë emocionuese për klubin dhe dua të jem pjesë e saj”, përfundoi golashënuesi më i mirë në histori të Man Utd.

Wayne Rooney, është pjesë e ‘djajëve të kuq’ nga viti 2004, për të cilët ka zhvilluar mbi 549 ndeshje ku ka realizuar 250 gola. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: