Rooney paralajmëron të gjithë

Rooney paralajmëron të gjithë

Ish lojtari i Everton përsëri ishte në rolin e zëvendësuesit në derbin e zhvilluar ndaj Liverpool të hënën mbrëma.

Rooney tha “Ky është futbolli, natyrisht kam startuar gjithmonë gjatë tërë karrierës sime, pra është një periudhë e re për mua dhe sigurisht që dua të luajë, vetëm duhet të punojë si gjithnjë dhe të tentojë të futem në ekip dhe shansi im do të arrijë, jam i sigurtë për këtë, dhe pastaj është tek unë se si do ta shfrytëzojë”.

“Do të dëshirojë të luajë në çdo ndeshje por është vendimi i trajnerit të cilin e respektojë, unë ende nuk kam arritur në pozitë që të luajë vetëm 25 ndeshje për sezon, ndoshta në opinionet e njerëzëve por tek unë jo. Javën tjetër jam 31-vjeçar, kam ende shumë për të ofruar” përfundoi Rooney në intervistën për Sky Sport.

Wayne Rooney i duhen edhe katër gola për të kaluar legjendën e “djajëve të kuqë” si golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United. /Periskopi.com

Shpërndaje në: