Rooney me transferim shokues, paraqitet me fanellën e skuadrës së Premierligës (Foto)
Vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e Wayne Rooneyt.
Legjenda e Manchester United është afër largimit nga klubi.
Interes të madh për të ka shprehur Evertoni, por në orët e fundit është hapur një pistë e re.
Sipas mediave angleze, Stoke City ka nisur të mbledhë para nga sponsorët, për të përgatitur një ofertë të parefuzueshme për Rooneyn.
Vështirë të mendohet se Rooney do të pranojë ofertën e Stoke, pasi që ditë më parë ka deklaruar që në Angli do të luajë vetëm për Evertonin dhe Unitedin.
Megjithatë, kur në pyetje janë paratë, deklaratat e tilla mund të harrohen shumë lehtë.




