Rozana Radi befasohet nga motra në finalen e Big Brother VIP Albania
Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi.
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mbushur me ndjesi të forta, ajo u përball me një surprizë që preku thellësisht zemrën e saj dhe të publikut.
Në një atmosferë të qetë dhe intime, Rozanës iu transmetuan disa imazhe të realizuara me kujdes, ku ajo dhe babai i saj i ndjerë shfaqeshin së bashku në mënyrë artistike – ashtu siç mund t’i kishte parë në ëndrrat e saj më të thella, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Imazhet përshkruanin skena të ngrohta e plot dashuri mes vajzës dhe të atit, të krijuara për të dhënë ndjesinë e pranisë së tij shpirtërore.
Ndërsa në sfond dëgjohej një poezi prekëse që babai i saj ia kishte lënë me dedikim Rozanës, emocioni u bë i papërmbajtshëm.
Më pas, në skenë hyri motra e saj, Andeta Radi. Takimi mes tyre ishte plot mall, lot dhe përqafime. Rozana, e përfshirë nga emocioni, i kërkoi falje për gjërat që s’kishte mundur t’i bënte dhe për kohët kur ndoshta nuk kishte qenë aq e pranishme sa do të donte. /Periskopi/



