Rozana Radi mohon lidhjen: Se njoh vajzën që vishet si unë (Video)
“Rozana sëbashku me të dashurin Shpëtimin kapen mat në pushime. Ajo prej muajsh është me të.Nuk e bën publike lidhjen”.
E kështu me rradhë, tituj e tituj në gazetat shqiptare.
Por vetë këngëtarja mohon një gjë të tillë.
“Unë këtë vit nuk kam bërë fare pushime që të jemi të sinqertë. Nuk e di kush është vajza që del dhe vishet si unë dhe prononcohet që është Rozana Radi.Këtë vit nuk kam bërë pushime, më duket se kam dy vjet në dimër, siç më shikoni jam dhe me kapuç, me pallto.Pyetja jote bie poshtë” u shpreh ajo në një intervistë për Prive.



