Rozana Radi tregon pse nuk reagoi kur Jozi e sulmoi Gjestin: Unë nuk e pash atë moment, isha pas tij
Këngëtarja dhe finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Rozana Radi, ka sqaruar mbrëmjen e djeshme përpara mysafirëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, arsyen pse ajo nuk reagoi në momentin kur Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin gjatë gjysmëfinales live.
Në një bisedë të sinqertë me figurat e njohura të ekranit të Top Channel, të cilët hynë për të kaluar kohë me banorët, prezantuesja Bieta Sulo e pyeti hapur Rozanën për mungesën e reagimit të saj ndaj një momenti të konsideruar të shëmtuar televizivisht, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Këngëtarja e njohur përfundoi rrëfimin duke treguar se vetëm kur pa fytyrën e Gjestit, e kuptoi që situata ishte serioze: “Kur kam parë Gjestin, jam ulur dhe e kam parë. Kaq ka qenë gjëja”.
Deklarata e saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, ndërsa banorët ndodhen vetëm pak ditë larg finales së madhe, që do të shpallë fituesin e edicionit të katërt të BBVA. /Periskopi/



