Rrahen serbët në mes vete në Ukrainë, anëtarë të Partizanit të Beogradit
Skandal në Kiev, vetëm pak orë para ndeshjes Dinamo – Partizan. Dy anëtar të ekspeditës së klubit serb janë rrahur brutalisht!
Lajmin e kanë konfirmuar mediat serbe.
Disa tifozë të Dinamos rrahin brutalisht një kameraman dhe një redaktor të televizionit Partizan, NP dhe FB.
Incidenti ndodhi para një hoteli në të cilin skuadra e Partizanit ishte vendosur.
“Njëri është i plagosur në sy të djathtë dhe është dërguar në spital, kurse tjetri nuk ka pasur lëndime serioze”, shkruhet në mediat serbe.
Ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit zhvillohet nga ora 19:00, në kuadër të Europa Ligës.



