Rrahja e qytetarit, vëllai dhe nipi i Halil Thaçit kryetarit të Obiliqit mbahen në paraburgim deri më 20 janar
Vëllai dhe nipi i kryetarit të Obiliqit nga Vetëvendosje, Halil Thaçi, janë dërguar në paraburgim nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një qytetar nga fshati Baimofc.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Periskopin, përmes një përgjigjeje me shkrim, se rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit deri më 20 janar 2026.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit e ka iniciuar rastin si ‘Lëndim i lehtë trupor’, në bazë të nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e cila është aprovuar deri më datë 20.01.2026”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Më tej bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Periskopi javën e kaluar kishte raportuar A. Th., dhe E.Th., e kishin sulmuar një person me një boks të hekurit dhe një shufër bejsbolli, ndërsa viktima ka marr lëndime në fytyr dhe është dërguar në tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Vëllau dhe nipi i Halil Thaqit rrahin një person, përfundojnë në burg
Periskopi kishte siguruar raportin e Policisë së Kosovës ku tregohej në detaje se si është sulmuar personi i cili sapo i ka mbushur 18 vjet.
“Më 30.12.2025 rreth orës 21.50 në stacionin policior në Obiliq është raportuar për një rast, rrahje, afër urës në fshatin Baimofc K. Obiliq. Menjëherë njësit policore kanë vazhduar në atë lokacion, më të arritur në lokacion në fjalë policia ka hasur personin Y. B i cili ka njoftuar se është sulmuar fizikisht dhe me një shufër bejsbolli dher një boks hekuri nga të dyshuarit E, Th, dhe babai i tij A. Th., derisa ka qenë në veturën e tij BMW në oborrin e shtëpisë së miqëve të tij në fshatin Baimofc. Ankuesi kishte lëndim të dukshëm në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit i cili është dërguar në QKUK-Emergjencë Prishtinë dhe vazhdon hospitalizimin dhe nuk është në gjendje të flas shkaku i lëndimeve në fytyrë”, thuhej në raport.
Kuse, i dyshuari A. Th., kishte marrë tretman mjekësor fillimisht në QKMF-Obiliq e pastaj edhe në QKUK pasi ka një lëndim në kokë.
Periskopi kishte kontaktuar Dalip Berishën, prindin e 18 vjeçarit që ishte sulmuar.
Ai kishte treguar në detaje se djali i tij sapo i kishte mbushur 18 vjet dhe vitin e kaluar ai kishte pasur një ngacmim me djalin e vëllait të Halil Thaqit.
“Djali sapo i ka mbushur 18 vjet ka qenë i mitur në shkollë janë ngacmuar me djalin e vëllaut të Halil Thaqit, djali im i ka ra i ka një vit kjo punë. I kam dërguar njerzë si ne shqiptarët që e kemi zakon se më ka ardhur keq se kojshi këtu. Unë punoj saldues dhe kam punuar në shtëpinë e tyre. Me pas ditë se kish pasur rrugë nuk kisha ardh deri këtu. Djali i ka bërë 18 vjet kush nuk ka trokit për të, punon si call center nga shtëpia, është i sjellshëm”.
“Ky mbrëmë bashkë me gjithë djalë i kanë dalur. Se djali është njoftuar me një çikë dhe është shkuar tek miqtë në oborr aty i kanë ra fort”, kishte thënë ai./Periskopi/
Vëllai dhe nipi i Halil Thaqit dyshohet se rrahën një qytetarë, flet babai i 18-vjeçarit



