Rrahja masive në Kinë, dënohet ashpër Oscar (Foto)
Futbollisti i cili po luan në Superligën kineze të futbollit, Oscar u përfshi në një rrahje në ndeshjen e fundit që luajti skuadra e tij.
Fauli i shkaktuar nga Oscar është cilësuar si imoral nga Federata Kineze e Futbollit.
Kështu ata konstatuan se dënimi i merituar për Oscar është tetë ndeshje mos-lojë.
Oscar u transferua në Kinë nga skuadra e Chelseat, për një shumë prej 60 milionë funta. /Periskopi



