Rrahje masive në ndeshjen Meksikë – Zelandë e Re (Foto/Video)
Kombëtaret e Meksikës dhe Zelandës së Re u ndeshën me njëra tjetrën në Kupën e Konfederatave, që po mbahet në Rusi.
Në minutat e fundit të takimit, Meksika po udhëheqte me rezultat 2-1 kur Michael Boxall i Zelandës së Re ndërhyri ashpër ndaj Hector Herraras së Meksikës, transmeton Periskopi.
Pastaj futbollistët e të dy skuadrave u afruan dhe filluan ta shtynin dhe godasin njëri-tjetrin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 për Meksikën.
Në një moment edhe trajneri i Meksikës tentoi të hynte në fushë/Periskopi









https://www.youtube.com/watch?v=AbdjKqjuabM



