Rrahje mes familjarëve në Podujevë, një grua dërgohet në QKUK
Një grua raportohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë, derisa policia ka iniciuar rastin si “dhunë në familje”.
Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur të dielën në Podujevë, teksa viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare është trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.



