Rrahje në sheshin e Podujevës, Policia jep detaje

Rrahje në sheshin e Podujevës, Policia jep detaje

Një rrahje ka ndodhur sot në sheshin e qytetit e Podujevës, ku një person ka marrë lëndime.

Lajmin për Periskopin e  konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se dy përfshirët janë arrestuar nga Policia.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në Sheshin e qytetit në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./ Periskopi/

Shpërndaje në: