Rrahje në veri, policia interviston dy persona
Një rrahje ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës, ku një person ka mbetur i lënduar.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin verior, Veton Elshani, ka bërë të ditur për Klan Kosova se dy persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim lidhur me rastin.
Personi që ka pësuar lëndime po merr trajtim mjekësor./Periskopi/



