Rrahman Jasharja e Çikagos: Liderja e ‘SBAShK’-ut në Amerikë kritikohet për pushimet në deti

Rrahman Jasharja e Çikagos: Liderja e ‘SBAShK’-ut në Amerikë kritikohet për pushimet në deti

Rrahman Jasharaj bashkë me sindikalistët e tjerë të SBAShK-ut dhe me 400 mësimdhënës të Kosovës tashmë janë duke u lagur në valët e detit Adriatik duke pushuar në Durrës. Por, një rast aspak i këndshëm i ka ndodhur lideres së Sindikatës së Mësimdhënësve të Çikagos në ShBA.

Liderja në fjalë kishte folur me shumë zemërim duke pretenduar se ishte i pasigurt rikthimi në ndërtesat shkollore për shkak të pandemisë.

Por, ajo vetë është parë duke pushuar në Puerto Rico, përcjell Periskopi.

Sarah Chambers u kritikua ashpër për këto pushime të bëra që binin në kundërshtim me fjalët e thëna.

Nuk dihet në anën tjetër nëse z. Jasharaj me mësuesit tjerë po respektojnë masat e pandemisë.

Më pas, znj. Chambers kërkoj falje për këtë gabim por megjithatë ka vazhduar kërcënimet me greva.

Ndërkohë, SBAShK-u ka kërkuar shtesa për mësimdhënësit sërish. /Periskopi

Shpërndaje në: