Rrahman Rama: Qeverisja e Bedri Hamzës do të rris për 50% mbështetjen për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve

Rrahman Rama: Qeverisja e Bedri Hamzës do të rris për 50% mbështetjen për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Rrahman Rama ka bërë të ditur se sot është mbledhur me shokët e tij të luftës për të dëgjuar nga afër planin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, raporton Periskopi.

Ai në Facebokk ka thënë se në kuadër të qeverisjes së Bedri Hamzës parashihet rritje prej 50 për qind e mbështetjes për veteranët e luftës, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

Postimi i plotë:

Sot u mblodhëm me shokët e mi të luftës për të dëgjuar planin e Bedri Hamzës për kategoritë e dala nga lufta.

Qeverisja e Bedri Hamzës do të rris për 50% mbështetjen për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

Bashkë për UÇK-në. Përpara për Kosovën!

#PDK130
#Rr7

Shpërndaje në: