Rrahmani debuton me gol te Dinamo Zagreb
Debutim perfekt i Amir Rrahmanit te Dinamo e Zagrebit. Qendër-mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i kthyer gjatë kësaj vere në skuadër, realizoi gol prej ndeshjes së parë me gjigandët kroatë.
Dinamo fitoi 4-0 miqësoren e luajtur përballë FC Muras në Slloveni, aty ku skuadra nga Zagrebi po zhvillon fazën përgatitore. Rrahmani u aktivizua në minutën e 17-të të sfidës, ndërsa në të 66-ën shënoi rrjetën që vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.



